Categories Lajme

Meta: Buxheti i vitit 2021 nuk ka një plan për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19

Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta thekson se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19. Meta shkruan se biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta duke përcaktuar dhe zërat. “Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19.
Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar: – Koston e energjisë elektrike – Të ujit dhe shërbimeve të tjera – Koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, deklaron Presidenti Meta. Kujtojmë se pak ditë më parë drejtor i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti, renditi me anë të një deklarate për mediet disa nga arsyet kryesore që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Panariti tha se “arsyeja madhore e kthimit për shqyrtim të këtij pr/ligji është fakti që në këtë pr/ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme dhe e nevojshme  për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj”. Gjithashtu, shtoi ai, kthimi i këtij ligji është bërë edhe për faktin se në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo papunësinë. “Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim”, tha ai.

“Arsye tjetër është se, në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, turizmin, eksportuesit, nuk parashikohen fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë apo të ndërprerjes së aktivitetit ekonomik për shkak të pandemisë”, theksoi Panariti. Panariti shtoi se, “një arsye tjetër që e ka detyruar Presidentin, është se në këtë projektligj nuk janë të zbatuara rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet e PPP-ve, sidomos ato me ofertë të pakërkuar”. Panariti theksoi se, “një tjetër arsye është se nuk është parashikuar në këtë projektligj nuk ka objektiv për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit”. Panariti nënvizoi se, “një tjetër arsye është se nuk është parashikuar në këtë projektligj fond për uljen e varfërisë”. Ai shtoi se, një tjetër arsye është se, “në projektligjin e paraqitur nuk parashikohet një projekt-plan për të ulur borxhin e rritur publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME