Categories Politike

Conte: BE axhendë pozitive për marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi se në samitin e liderëve të Bashkimit Europian është lënë një axhendë pozitive dhe e hapur për të gjitha kanalet e dialogut në marrëdhëniet me Turqinë.  Në një konferencë për media pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, Conte tha se kanë diskutuar me kujdes edhe çështjen e Turqisë. “Kemi biseduar këtu për të gjetur një zgjidhje të ekuilibruar”, deklaroi ai.

“Ankarasë duhej t’i jepnim një shenjë për të përcaktuar se nuk jemi të kënaqur. Për këtë arsye përcaktuam një regjim sanksionesh që liston disa individë përballë nismave provokuese dhe të njëanshme që i interesojnë BE-së, të cilat nuk mund t’i pranojmë”, nënvizoi Conte duke bërë të ditur se vendet anëtare të BE-së nuk i ndajnë një e nga një.

“Bashkë me këto kemi lënë në të njëjtën kohë axhendë pozitive dhe të hapur për të gjitha kanalet e dialogut”, theksoi Conte duke vënë theksin mbi rëndësinë e dialogut me Turqinë. Ai shtoi se lidhur me marrëdhëniet me Turqinë janë përpjekur për uljen e tensioneve dhe jo për qarqe vicioze. Përtej hedhjes së një hapi drejt konkretizimit të fondit të shpëtimit, Conte e cilësoi si “historik” samitin.

“Diskutuam nevojën për forcimin e koordinimit mes vendeve anëtare në luftën kundër COVID-19, kryesisht gjatë pushimeve të dimrit”, theksoi Conte. “Vendosëm theksin mbi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar në çështjen e vaksinës. Nëse do t’ia arrijmë do të përpiqemi të organizojmë ‘Ditën e Vaksinimit’ për të treguar se Europa vepron bashkërisht në këtë çështje”, nënvizoi kryeministri italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME