Migjen Basha po kalon një formë shumë të mirë te Melbërn Viktori, ku kaloi në fillim të këtij sezoni.
Mesfushori shqiptar ka realizuar një gol shumë të bukur për skuadrën e tij, në AFC Champions League.
Në minutën e 14’, Basha goditi shumë fort një top të marrë nga shokët e tij të ekipit, duke mos i lënë kështu asnjë mundësi për të reaguar portieri, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij. Skuadra e shqiptarit shënoi edhe e herë të tjera, duke e vulosur rezultatin në 4-0 përballë Bali Junajtid.
