Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: Shënohen dy viktima nga COVID në 24 orët e fundit, regjistrohen 973 raste të reja

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 973 raste të reja me COVID nga 2100 testime të kryera në total. Ndërkohë për të disatën ditë radhazi janë regjistruar dy viktima, konkretisht një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç.

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore     973

Të shëruar në 24 orë  416

Të shtruar në spitale    29

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore    2100

Testime totale      1,860,959

Raste pozitive      285,731

Raste të shëruara    276,889

Raste Aktive   5,332

Humbje jete   3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    3,236

Fier      488

Durrës    331

Vlorë     288

Shkodër    276

Berat    179

Lezhë    139

Elbasan    134

Gjirokastër  129

Korçë  71

Dibër    43

Kukës   18.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME