Categories Sport

Miqësorja e legjendave në “Air Albania”, dalin çmimet e biletave

Më 10 janar do të luhet në stadiumin “Air Albania” ndeshje miqësore midis veteranëve të Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, veteranëve të Italisë kampione bote në vitin 2006, atyre të Greqisë së artë të “Euro 2004” dhe të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin e 2002-it, quajtur ndryshe ndeshja e yjeve. Të gjitha paratë që do të mbillen nga kjo ndeshje do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona u lënduan me qindra të tjerë e mbetën pa shtëpi me mijëra familje.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila është personi që ka marrë përsipër organizmin e kësaj ndeshjeje. Përmes një postimi në “Instagramin” e tij, Lila ka bërë publik edhe çmimet e bileta dhe vendet ku do të shiten. Në tribuna N, S dhe V një biletë do kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME