Categories Politike

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, Löbel: Hap i shkëlqyer në rrugën drejt Europës

“Një hap i shkëlqyer për Shqipërinë në rrugën drejt Europës”, e cilësoi sot Nikolas Löbel, raportues i CDU për Shqipërinë, miratimin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën Zgjedhore nga Kuvendi i Shqipërisë. Löbel u shpreh se, “parlamenti shqiptar plotëson Marrëveshjen e Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE-së bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizuar më tej procesin zgjedhor”.

“Ju lutemi punoni së bashku edhe në të ardhmen!”, u shpreh ai për politikën shqiptare.

Löbel shpërndau postimin e raportuesit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Florian Hahn, i cili përgëzonte Kuvendin e Shqipërisë për përmbushjen e kërkesës së Bundestagut për të miratuar një Reformë Zgjedhore, të bazuar në rekomandimin e OSBE-së dhe ODIHR-it për të demokratizuar më tej procesin zgjedhor. Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë, me 106 vota pro dhe 10 kundër. 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve. Amendimi i neneve 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME