Categories Lajme

Miratohet kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor me dy muaj

Miratohet kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor me dy muaj. Dy deputetët Adriatik Alimadhi dhe Halit Valteri votuan kundër.

Me dy vota kundër, është miratuar kërkesa për shtyrjen me dy muaj të afateve të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Dy deputetët që votuan kundër ishte Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhin, me këtë të fundit që tha se Komisioni Hetimor nuk duhej të ekzistonte sepse sipas tij kreu i shtetit nuk ka marrë një vendim që ka sjellë pasoja të rënda për vendin.

Kjo kërkesë erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.

Ndërkohë bëhet e ditur, se ditën e sotme, kreu i shtetit i ka dorëzuar këtij Komisioni dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e opozitës më 8 qershor, por nuk është paraqitur anëtarëve të saj duke qenë se një pjesë e tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME