Categories Politike

Misteret e udhëtimit privat të presidentit drejt Strasburgut

Dje Ilir Meta ka fluturuar drejt Frankfurtit, por pavaresisht se ne cilesine e Kreut te Shtetit, ai viziten e ka mbajtur teresisht private.

Burime nga protokolli i shtetit bejne me dije se asnje punonjes i Ministrise se Jashtme apo Ambasades shqiptare ne Strasburg nuk eshte perfshire ne viziten e Presidentit. Pasi ka fluturuar me linjen ne Frankfurt, Ilir Meta ka udhetuar drejt Strasburgut me nje makine lluksoze te marre me qera (nuk dihet si dhe kush ka paguar per kete) dhe me pas eshte akomoduar ne nje vile prane qytetit te vogel ku ka seline edhe Komisioni i Venezias.

Portali prane Ilir Metes raporton se Presidenti do te zhvilloje nje takim me Kongresin e Autoriteteve Vendore, por mbetet mister perse nje vizite e tille e Kreut te Shtetit duhet te mbahet e fshehur dhe pa protokoll?

Burimet prane Metes bejne me dije se ne fakt arsyeja e vertete e udhetimit drejt Strasburgut eshte nje takim sekret me Gianni Buquicho, nderkohe qe keto dite Komisioni i Venecias nen drejtimin e Buquicho-s do te marre vendimin nese Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetuten e Republikes kur vendosi te c’dekretoje daten e zgjedhjeve te 30 qershorit duke nxitur protesta te dhunshme qe e kane demtuar jo pak imazhin e Shqiperise.

Jo me larg se dy dite me pare, ne nje interviste ne portalin prane tij, Ilir Meta deklaroi se ishte maxhoranca ajo qe po lobonte prane Komisionit te Venecias per ta shpallur jokushtetuese c’dekretimin e 30 qershorit.

Meta theksoi tek Cim Peka se ne rast se Komisioni i Venecias do ta klasifikonte si shkelje c’dekretimin, atehere Presidenti nuk do te priste as votimin e shkarkimit te tij ne Parlament e as vendimin e Gjykates Kushtetuese, por do te jepte menjehere doreheqjen.

Por ne kushtet kur Ilir Meta udheton fshehtas dhe nen kamuflim drejt Strasburgut per te takuar personin kyc e Komisionit te Venecias, pyetja qe ngrihet eshte: Kush po lobon ne Strasburg, maxhoranca apo vete Ilir Meta? Dhe a mos eshte ky lobim i Ilir Metes garancia dhe siguria qe ai ka se Venecia nuk do ta leri ne balte? TEMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME