Categories Lajme

Mjeku Pipero: Inkurajoj hapjen e plotë të vendit

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero bën të ditur se është koha që vendi të hapet plotësisht pasi situata epidemiologjike në vendin tonë dhe rajon na e mundëson këtë.

“E kam theksuar se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga COVID-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nëse infektohemi e kalojmë shumë lehtë sëmundjen. Kam theksuar dhjetra herë se virusi nuk trasmetohet përmes ujit, ndaj deti dhe rëra janë të këshilluara, pushimet dhe turizmi të inkurajuara. Por nuk rekomandoj “sfidën”, përkundrazi kujdesin. Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon.

Dhjetra herë kam theksuar se virusi nuk qëndron në ajër në mjediset e hapura, ndaj kam inkurajuar dhe shpjeguar profesionalisht pse duhet të jemi të vendosur për hapjen, e cila deri tani duhej të ishte graduale. Këtej e tutje vetëm e kujdesshme”, deklaroi mjeku Pipero. Si mjek dhe profesionist i shëndetit publik, Pipero u shpreh se mirëkuptoi çdo vendim të institucioneve në respekt të distancimit social, për më tepër në një mori informacionesh shpesh kontraditore për COVID-19, dhe aq më tepër në një sërë udhëzimesh të OBSH-së.

“Ndoshta i kam lodhur qytetarët duke më dëgjuar çdo natë, ndoshta kam përsëritur veten shpesh, por kam qenë dhe jam i drejtëpërdrejtë me qytetarët. Shpresoj të mos jem bërë “babai i mërzitjes”. I përulem mirëkuptimit dhe durimit të tyre, dhe tani që jemi në fund të kësaj epidemie sërish ju kërkoj pak kujdes, asgjë më shumë”, deklaroi Pipero. Ai inkurajoi komitetin e ekspertëve të jetë më i sigurt në rekomandimin për hapjen e plotë, situata epidemiologjike në vendin tonë dhe rajon na e mundëson këtë. “Jo një ditë por edhe një orë më parë se të tjerët të hapemi, do kemi shumë më tepër përfitime. Jo vetëm ekonomike por mbi të gjitha psikologjike dhe shëndetësore”, u shpreh Pipero.

Po ashtu, Pipero bëri të ditur se i ka kërkuar Komitetit të orientojë gjurmimin e rasteve përmes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”për rastet më klinike, dhe të planifikojë një studim seroprevalence për të parë shkallën e ekspozimit e ndërtuar strategji për të përballuar një rikthim të mundshëm të epidemisë në fund viti, të cilën unë e besoj pak, por nuk e përjashtoj dot, krahas analizave serologjike që po vazhdojne aktualisht. “Kështu mund të kontrollojmë me sukses edhe më tej epideminë. Së bashku si deri tani do e fitojmë betejën”, tha Pipero./a.gjonaj/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME