Categories Kuriozitete

Modelja që fiton 4000 euro në muaj… por që nuk ekziston

Ajo quhet Aitana López dhe është nga Barcelona. Hobi i saj është fitnesi, por i pëlqejnë edhe videolojërat. Modelja ka 95 mijë ndjekës në Instagram, por e veçanta është se Aitana López nuk ekziston. Ajo është një modele e krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale dhe fiton 4000 euro në muaj.

Agjencia e komunikimit “The Clueless” e tregon se Aitana López nuk është reale, megjithëse e kufizon qartësimin e këtij fakti vetëm me një “hashtag” #aimodel që shfaqet në profilin e saj. Modelja Aitana López shfaqet në foto gjithmonë e përsosur, me flokët e lyer rozë dhe me një trup fantastik.

Për më tepër, në fotografitë e saj mund të lexoni tekste sikur i ka shkruar vetë. “Një pasdite e mrekullueshme në kërkim të aksesorëve “anime”. Si do të dëshironit të më shihnit të veshur?”, lexohet në një nga publikimet e saj.

Në një intervistë për radion katalanase “RAC1”, përgjegjësit e kësaj agjencie, të cilët deri më tani kanë punuar me modele reale, kanë treguar pse vendosën të bëjnë një hap drejt modeleve fictive: “Një nga gjërat që i bën çmimet më të shtrenjta është udhëtimi i modeles në Paris dhe hoteli ku do të qëndrojë. Agjencia ka pasur shumë shpenzime dhe prandaj vendosi të krijojë një modele me Inteligjencë Artificiale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME