Categories Showbiz

Moderatorja flet pa dorashka/ “Kam punuar në klab nate”

Moderatorja e njohur e sportit, Albana Bejko, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ajo ka treguar se në moshën 20-vjeçarë ka marrë guximin të shkojë në Ibiza të punojë në një club nate. Rudina Dembacaj: Ke pasur eksperiencë në Ibiza. Albana Bejko: Në Ibiza kam shkuar kur kam qenë 20 vjeç, ishte verë dhe unë doja të bëja një eksperiencë ndryshe, nuk doja që ta kaloja verën kafeve siç ndodh rëndom në Shqipëri.

Një shoqja ime e cila studionte në Bullgari më tha se kishte një eksperiencë të tillë një vit më parë. Punonte në Ibiza si PR në sektorin e marrëdhënieve me publikun në një club të madh veror. Unë e mora vendimin shumë papritur, bëra një rezervim të një shtëpie atje, por që shtëpia do lirohej dy javë më vonë seç unë do nisesha dhe kam marrë valixhet dhe kam ikur kuturu.

Isha edhe me njerëz të tjerë, por megjithatë përgjegjësinë gjithësecili e kishe për veten. Mbërrita aty dhe nuk dija se ku do qëndroja sepse ishte piku i sezonit dhe ishte shumë e vështirë. Hotelet ishin shumë të shtrenjta, ishte një sfidë për mua si një 20-vjeçare.

Gjeta një hotel që konsiderohej si i lirë që ta përballoja për dy javë të paktën. Natën e parë shkova të shikoja si funksiononte ajo puna që presupozohej që unë të bëja, të nesërmen kërkova punë tek një nga këto clubet, të pasnesërmen u pranova dhe fatmirësisht më eci mirë. Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua sepse kam jetuar me nacionalitete të ndryshme.

Rudina Dembacaj: Zure të dashur?
Albana Bejko: Jo nuk zura, por dola në një takim në fund fare, ishte londinez ky. Duke e ditur që nuk do e takonim më kurrë njëri-tjetrin në jetë i kemi qarë të gjitha hallet dhe historikun e jetës. Ai të vetin, unë timin. Ishte thjesht një drekë miqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME