Categories Lifestyle

Mos e besoni po deshët! Mjekët japin…

Sipas shkencëtarëve, por jo vetëm, dhe sipas mjekëve gratë janë një forcë madhe në shoqëri dhe ato duhet të kenë mjaftueshëm kujdes për shëndetin e tyre. Mjekët mendojnë se gratë duhet të marrin shumë orë gjumë, dhe kjo bazuar në shumë studime të kryera nga shkencëtarë të njohur.

Si është rutina e ditës së një femre?
Ato zgjohen herët, shkojnë në punë dhe më pas nuk lumturohen se mbaruan punën e tyre, por kthehen në shtëpi dhe vijojnë sërish rutinën e përditshme me punët e shtëpisë, kujdesin familjar dhe shumë gjera që janë “barrë” e një femre.

Një studim i fundit i kryer në Angli i drejtohet femrave duke i paralajmëruar të flenë sa më shumë dhe të kujdesen sa më shumë për shëndetin e tyre.

“Gratë kanë një rritëm më të shpejtë se burrat. Ato nuk ndalen kurrë dhe kështu shpenzojnë pak orë gjumë. Ndaj dhe kur vjen puna ato përjetojnë nivele të larta të st resit, apo kanë pro bleme më të shpeshta nervore dhe jo më kot shumica e tyre japin shenja dep resioni”, citon studimi.

Mjekët thonë se një trup i shëndetshëm duhet të flejë të paktën 8 orë. Kjo është një shifër e mjaftueshme për meshkujt që konsumojnë ndonjëherë edhe më shumë gjumë, por nuk ndodh tek femrat të cilat ndjejnë më shumë përgjegjësi dhe heqin dorë nga një pjesë e madhe e gjumit.

“Truri i femrave nuk është njësoj si i meshkujve, pra e thënë më qartë është mjaft kompleks dhe si rrjedhojë nuk i mjafton 8 orë gjumë. Për të qenë e shëndetshme dhe e qetë, një femër, duket të flejë më shumë orë”, vijon studimi.

Truri i femrave punon më shumë
Duke e përmendur edhe njëherë faktin se gratë bëjnë më shumë aktivitet dhe marrin pjesë në shumë punë në të njëjtën kohë, ato shpenzojnë më shumë aktivitet truri dhe si rrjedhojë, ky i fundit nis të konsumohet.

Por, siç thotë edhe studimi, konsumimi i shpejtë i trurit nuk është një shenjë e mirë pasi rikuperimi i tij kërkon shumë kohë, ndaj dhe shkencëtarët i drejtohen grave për të fjetur më shumë orë për të rikuperuar sa më shumë qeliza të trurit që konsumohen gjatë ditës.

“Gratë marrin pjesë në mbledhje, në organizime detyrash, në projekte, por edhe në punë të vës htira, plus ato duhet të bëjnë rolin e gruas së shtëpisë apo edhe nënës”.

“Ndaj dhe është shumë e këshillueshme që ato të flenë më shumë për të qëndruar për një kohë të gjatë sa më shumë të shëndetshme”, është fjala e fundit e studimit të kryer në Angli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME