Categories Lajme

“Mos i bini shumë se ka gazetarë”/Deklarata e drejtorit të policisë Tiranë, reagon Meta: Skandal që meriton ndëshkim ligjor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një video të publikuar ku drejtori i policisë së Tiranës Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dhunë ndaj një protestuesi sepse ka gazetarë.

Sipas Metës ky është një skandal që meriton ndëshkim ligjor ndërsa shtron pyetjen se nëse nuk do të kishte gazetarë, do të ndodhte edhe më keq? Ndër të tjera ai u bëri thirrje gazetarëve të punojnë me paanësi.

Postimi i Metës: SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR!

Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?! Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.

I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim. PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA! Fax

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME