Categories Politike

‘’Mos më përmend vajzën mua, llaxore! Qelbësirë”, degjeneron keq debati pa mikrofon mes Spiropalit dhe deputetes së LSI-së

Seanca e djeshme në Kuvend u shoqërua me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Një nga pikat që ndezi më shumë përplasje mes tyre ishte edhe debati mbi përdhunimin e vajzës minorene në Kavajë.

Një moment që ngjalli më shumë debat ishte përplasja mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetes së LSI, Silva Caka, madje duke kaluar edhe në fyerje personale ndaj njëra-tjetrës

Ka qenë deputetja e LSI, ajo e cila e ka pyetur se si do të reagonte Spiroapli nëse ngjarja do t’i ndodhte vajzës së saj.

Spiropali në këtë moment ka reaguar ashpër, madje duke fyer rëndë deputeten.

“Ej, mos më bëj politikë me fëmijët. Vajzën time nuk guxon ta përmendësh këtu, llaxore. Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti mua këtu, qelbësirë”, iu drejtua ministrja deputetes.

Pas këtij momenti, deputetja ka kërkuar të drejtën e replikës, por nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka refuzuar t’ia japë.

“Më jep fjalën zonja Hysi, kam kërkuar fjalën, mos u bëni selektive. Elisë e dashur, nuk është se intimidohem shumë. E para nuk e ndjej veten për llaxore, dhe së dyti e vlerësoj shumë nga kush më vjen kritika. Një kritike e ardhur nga ti nuk më bën fare përshtypje”, është shprehur deputetja e LSI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME