Categories Sport

Moyes: Në librat e mi rasti i Salah nuk është penallti

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, është akuzuar për simulim nga trajneri i West Ham, David Moyes. Të besuarit e Jurgen Klopp fituan me përmbysje ditën e djeshme në “Anfield Road” dhe tashmë e shikojnë veten në krye të renditjes, edhe pse Everton ka një ndeshje  për të luajtur.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh falë golit të Fornals, por më pas ishin “The Reds” që morën frenat e lojës në dorë. Ata arritën të fitonin një penallti falë sulmuesit egjiptian vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë dhe tekniku i londinezëve mendon se nuk ishte as faull.

“Ky nuk është futbolli që unë dua të përfshihem. Jam shumë i zhgjënyer që ata nuk e kthyen atë vendim as me VAR. Ndoshta në pjesën e dytë u favorizuam disi, por jo në pjesën e parë. Jam i habitur që u akordua ai episod faull. Në librat e mi ajo nuk është penallti. Pikërisht për këtë jam i mërzitur, se si mund të jepet një penallti e tillë. Kur ishte rezultati 1-0 ata e dhanë menjëherë”, deklaroi Moyes pas ndeshjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME