Categories Sport

“M’u desh interneti për ta kuptuar kush ishin lojtarët e Liverpoolit”

Sulmuesi i Newcastle, Andy Carroll, ka zbuluar se i ishte dashur ta përdorte mjetin kërkues online, Google, për ta kuptuar se kush ishin bashkëlojtarët e tij kur iu bashkua Liverpoolit në vitin 2011.

Carroll u bë futbollisti më i shtrenjtë britanik i të gjitha kohëve kur nënshkroi me Liverpoolin për një shumë rekorde për klubin, 38 milionë euro. Ai iu bashkua të kuqve në ditën e fundit të afatit kalimtar, në të njëjtën ditë kur Luis Suarez po ashtu u ble nga Ajaxi.

“Është keq sepse bëhet fjalë për lojtarët e Liverpoolit, por nuk është mungesë respekti. Kur isha në Newcastle, shkoja në shtëpi, bëja rrëmujë me shokët, luaja futboll, dilja jashtë, çfarëdo qoftë, por kurrë nuk shikoja futboll. Nuk e njihja asnjë lojtar”, shpjegoi Carroll. “Gjatë rrugës drejt Liverpoolit në helikopter, thashë ‘e njoh Stevie G, e njoh Carragherin. Kush tjetër luan aty? Unë thjesht nuk shikoja futboll, prandaj nuk i njihja”, shtoi ai.

“Menaxheri im në atë kohë më tregonte, por edhe e përdora Google për t’i mësuar emrat e tyre”, theksoi ai. Carroll dështoi t’i përmbushë pritjet në Liverpool, duke i shënuar vetëm gjashtë gola në 44 ndeshje në Premierligë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME