Categories Sport

“Mund të tërhiqem vitin tjetër”, Ronaldo ‘zbërthehet’: Merkato e ekzagjeruar, unë vlej… 400 mln euro!

Kristiano Ronaldo vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij, në intervistën e dhënë për “TVI”, në një nga shtëpitë e tij.Portugezi, foli për vijimin e karrierës së tij, rreth çështjes “Majorga”, pasurisë, por edhe për sfidën e përjetshme me Leo Mesin.

TROFETË – Kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka kaq shumë trofe sa unë. Dhe, nuk është koincidencë se Mesi dhe unë jemi të vetmit që kemi fituar 5 Topa të Artë.

SFIDA – Pas Realit, më duhej një sfidë e re. Juventusi paraqitej si një sfidë interesante për mua. Për më tepër, gjithmonë më kanë pëlqyer bardhezinjtë.

KARRIERA – Mund ta mbyll karrierën sezonin që vjen, por gjithashtu mund të luaj edhe deri 41 vjeç. E rëndësishme është që të shijosh momentin. Kam nevojë për projekte tundues. Nga pikëpamja ekonomike jam i qetë, prandaj zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dhe dua të fitoj gjithçka këtu. Por, Champions League nuk është një fiksim. Do i lëmë gjërat të ecin dhe do shohim në fund.

FIKSIMI PËR FITORE – Unë jam i fiksuar me fitoren, por kam mësuar që të menaxhoj edhe humbjet. Jeta nuk mbaron kur nuk fiton diçka në futboll. Xhorxhina nuk merr shumë vesh nga futbolli, dhe jam i lumtur për këtë.

ÇËSHTJA MAJORGA – Kur vihet në diskutim nderi yt, kjo është diçka që të lëndon. Unë kam një partnere, katër fëmijë, prej të cilëve njëri është 9 vjeç, dhe mjaft inteligjent. Në shtëpi, i lexonte dhe i kuptonte të gjitha që fliteshin nga gazetat. Falë Zotit, u tregua që unë jam i pafajshëm.

MERKATO – Ditët e sotme, vlerat janë rritur shumë. Të gjithë mund mund të kenë një vlerë 100 milionë euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milionë. Ndoshta, unë vlej 3-4 herë më shumë se aq. PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME