Categories Lajme

Mungon reagimi i instancave përkatëse, një qytetar nga Vlora i con ushqime Gjergjit te Plazhi Vjetër

Një qytetar nga Vlora ka shkuar ditën e sotme te zotëria te Plazhi Vjeter te Gjergji Pesci, rreth 70 vjeç  duke i cuar ushqime të shumta të gatshme, dhe një stekë me paketa, pasi gjendja në të cilën ndodhet as nuk gatuan dot as nuk ngrohet dot.

Shembullin e këtij qytetari ta marrin dhe qytetarë të tjerë nga Vlora duke vajtur ti cojne ushqime dhe rroba. Akoma asnjë reagim nga instancat përkatëse të Vlorës. Do ta pasqyrojmë rastin deri sa të mari zgjidhje, ndoshta e lexon lajmin dhe ndonjë biznesmen ndërtimi ti rregulloj banesën.

Mesazhi i qytetarit.: Ja tani do vemi dhe te zoteria te Plazhi Vjeter ta ndihmojmë me disa ushqime dhe një stekë me paketa…Dua të ngelem anonim, se e bera për bamirësi dhe do shkoj prap ti coj ushqime. Faleminderit Vlora News .al që e pasqyroni këtë rast dhe na jepet mundësia ta ndihmojmë me sa mundësi kemi.

Vlorë, i moshuari që shikoni në fotot e mëposhtme  është Gjergji Pesci, rreth 70 vjeç  në një gjendje të mjeruar, ai jeton në një barake i vetmuar, i paushqyer dhe pa askënd që të kujdeset për te. Ishte një zonjë që prej dy ditësh u kujdes për të moshuarin duke i cuar ushqime te gatuara, pasi i moshuari nuk mund të gatuaj,  dhe të ecë.

Sot kjo qytetare që e ka gjetur të moshuarin në rrugë u nis për jashtë shtetit, po neser i moshuari prêt dhe prêt që dikush të shkoj të kujdeset. A kemi qendra sociale në Vlorë, a kemi shtet , kush kujdeset për këtë shtresë të pastrehësh?

A ka azile Vlora? ka spital për këtë të mjerë që vetëm zoti e di si i ka hallet familjare dhe pse është i braktisur. Prej dy ditësh është lajmi i publikuar nga Vlora News, asnjë nuk ka reaguar nga instancat përkatëse. Mjaft ktheni kokën dhe nga këta njerëz.

I ka braktisur zoti dhe familja, po ju të papërgjegjshmit e Vlorës deri kur do dëgjojmë dhe shikojmë histori të tilla, asnjë ska reaguar deri në këto momente, përvec disa qytetarëve që kanë qenë të gatshëm ta ndihmojnë me ushqime. Ai po ju prêt. Ju lutemi instancave përkatëse nëse dikush e lexon, shkoni strehojeni. Ai po ju prêt sa sështë vonë.Faleminderit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME