Categories Lajme

Vlorë, për 3 minuta u bë vjedhja e dosjeve në Kadastër , autori dinte ku ishin dosjet

Vjedhja e dokumenteve të në Kadastrën e Vlorës ka ndodhur për 3 minuta, ndërsa kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të kadastrës së Qarkut, pasi janë vjedhur dosje origjinale të zonës së Dhërmiut.

Nga ana tjetër, burime nga policia bën me dije se autori ka pasur ndihmë nga brenda, pasi autori e ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje  dhe u është shmangur atyre.

Dokumentet e vjedhura janë origjinale të tokave të Dhërmiut dhe kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për ti regjistruar.

Sipas burimeve në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë.

Janë prona të cilave u kanë dalë më shumë se një pronar dhe ASHK nuk i ka regjistruar për këtë arsye, ndërsa tani me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet tjetërsimi i pronës.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME