Categories Lajme

“Na tërhoqën”, Budina drejtuar Veliajt: Provo të vish këtu!

Pas tensioneve me Policinë Bashkiake te Teatri Kombëtar pasditen e sotme, regjisori Edmond Budina ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj kryebashkiakun të Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për News 24, Budina tha se policia i ka tërhequr zvarrë, ndërsa i bëri thirrje Veliajt të heqë dorë urgjentisht, duke paralajmëruar se kjo do çojë në përplasje midis qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës.

Ai tha: Të heqin dorë urgjentisht, pasi kjo do çojë në përplasje mes qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj nesh, na kanë tërhequr zvarrë, por ne nuk do t’i lëmë këta padronë. Ky kryebashkiak nuk ka asnjë të drejtë të vijë, aq më tepër në këtë kohë pandemie, hajdutçe dhe të zaptojë Teatrin Kombëtar. Le ta provojnë e të vijnë këtu. Ai s’e ka idenë çfarë është teatri.

Më tej, Budina ngriti akuza të tjera në adresë të qeverisë, ku theksoi se qeveria ka hequr nga Teatri Kombëtar 17 armë që sipas tij nuk i kishte hequr as diktatori Enver Hoxha. Regjisori tha se ato armë në atë kohë ishin të ndaluara, ndërsa e cilëson si marrëzinë më të madhe etiketimin që i ka bërë kryebashkiaku Veliaj godinës së Teatrit.

Ai shtoi: Ata hoqën nga teatri 17 armë, që as Enver Hoxha nuk ja mori, që në atë kohë ishin të ndaluara. Ato ishin relike të një vlere të jashtëakonshme, por këto ja morën. Ne do të flasim dhe asgjë s’do lëmë pa gjurmuar, për të parë ku kanë shkuar ato armë, kush ka përfituar. Të quhet godinë fashiste, kjo është marrëzia më e madhe. Është idiotësi totale, kryebashkiaku nuk ka minimumin e kulturës, nuk e percepton dot vlerën e kësaj ndërtese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME