Categories Lifestyle

Na thoni çfarë pune shtëpie nuk bëni, t’ju tregojmë çfarë tipi jeni (FOTO)

Mendohuni pak, çfarë punësh nuk bëni në shtëpi? Me anë të këtij detaji ju mund të tregoni shumë për karakterin tuaj. Bright Side na tregon shumë detaje interesante.

Korridori

Nëse lini rrëmujë korridorin, ky është një tregues se nuk jeni një tip shumë i komunikueshëm. Njerëz të tillë nuk kanë qejf shoqëri të zgjeruar, njohje të reja dhe të qenurit në ambiente me shumë njerëz i bëjnë ato të mos ndihen rehat.

Kuzhina

Mund ta keni parë shpesh në filma dhe jo rastësisht është një detaj që flet shumë. Nëse lini kuzhinën rrëmujë, me pjata të palara , enë të shpërndara në bufe tregojnë paqëndrueshmëri emocionale. Mund të jeni duke kaluar një periudhë jo të mirë, depresioni ose ankthi. Një tjetër mundësi është që jeni narcist dhe jo shumë serioz. Kur gjenden përpara dy zgjedhjeve: diçka që duan ta bëjnë dhe diçka që duhet ta bëjnë, pa dyshim ata zgjedhin të parën, prandaj dhe enët e palara në kuzhinë nuk i bëjnë shumë përshtypje. Jetoni të tashmen, pa menduar gjatë për të ardhmen.

Sirtarët

Kaosi në rafte, teksa vetë shtëpia duket e pastër do të thotë që ky person është një perfeksionist. E keni parë një gjë të tillë tek shoku apo shoqja jua? Ata ka shumë të ngjarë të përpiqen të bëjnë gjithçka në një mënyrë të përsosur. Shpesh zemërohen për shkak se perfeksioni në mendjen e tyre është nuk realiteti që jetojnë.

Tavolina e punës

Një tavolinë e rrëmujshme është tregues se ai person është krijues. Ndërsa kur ka sistem në çdo detaj, si kombinimi i ngjyrave, forma atëherë ju mund të kuptoni fare qartë që është shumë i organizuar dhe i kujdesshëm, por edhe karakterizohet nga dëshira për të kontrolluar gjithçka në jetë.

Xhamat e dritareve

Pluhuri në pragjet e dritareve dhe xhamat jo të pastër krijojnë një lloj mburoje të padukshme midis personit në apartament dhe botës së jashtme. Mungesa e dëshirës për të “hequr qafe” këtë mburojë mund të tregojë depresion ose mungesë dëshire për të parë në të ardhmen. Njerëz të tillë shpesh jetojnë në të kaluarën, por rezultojnë të jenë shumë të ndjeshëm dhe interesantë për të biseduar.

Ballkoni ose garazhi

Shumë njerëz kanë shumë gjëra të padobishme në garazhet dhe ballkonet e tyre. Këto janë shenja frike: njerëzit kanë frikë të humbasin gjithçka në një çast, e cila është arsyeja pse ata mbledhin gjëra të padobishme që i ndihmojnë ata të merren me fobitë dhe frikën e tyre, duke u dhënë atyre një iluzion të sigurisë. Problemet për të hequr qafe gjëra të padobishme janë shenja ankthi dhe pamundësia për të marrë vendime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME