Categories Lajme

NATO: Rrjedhjet nga tubacionet e Nord Stream në zonën e Danimarkës dhe Suedisë, sabotim “i pamatur dhe i qëllimshëm”

NATO ka shprehur “shqetësim të thellë” për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik, duke i quajtur incidentet “akte të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme sabotimi”.

Tri rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore dhe Rrjedha Veriore 2. Suedia ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, më 29 shtator.

Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Rrjedha Veriore, i cili çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani.

Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane.

“Të gjitha informacionet e disponueshme aktualisht tregojnë se ky është rezultat i veprimeve të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme të sabotimit”.

“Këto rrjedhje po shkaktojnë rreziqe për transportin detar dhe dëme të konsiderueshme mjedisore”, tha NATO në një deklaratë më 29 shtator.

Kremlini ka thënë të enjten se incidentet në dy gazsjellës nënujor, duket se përbëjnë “terrorizëm të sponsoruar nga shteti”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më 30 shtator për të diskutuar për këtë incident

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME