Categories Lajme

Strehoi emigrantë të paligjshëm, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia. Ai ka rënë në pranga pasi tentoi të strehonte pesë emigrantë të paligjshme në banesën e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hosting”.

Vihet në pranga 42-vjeçari që tentoi të strehonte 5 emigrantë të paligjshëm, në banesën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Hosting”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”. Ai ishte duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME