Fotima Mirzokulova, gruaja më e vjetër në botë ka ndërruar jetë. “Daily Mail” raporton se ajo është ndarë nga jeta në moshën 127-vjeçare duke lënë pas 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Fotima lindi në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit. Ajo përjetoi dy luftërat botërore, tërë epokën Sovjetike dhe dëshmoi rënien e komunizmit. E ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kooperativë dhe kryesisht mblidhte pambuk.
Categories
Lajme
Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë
