Romeo Veshaj është konfliktuar ashpër me një gazetar. Të ulur në një bar kafe në kryeqytet, Romeo është filmuar teksa i kërkon llogari për disa foto të Donaldit që pretendon se ia ka bërë gazetari. Gazetari shihet mjaft i heshtur, teksa mohon të ketë bërë foto, ndërsa Romeo e kërcënon se do t’i thyejë gotën kokës. Madje në një moment, aktori merr në telefon dikë dhe i kërkon që të vijë aty pranë lokalit, pasi do t’i bëjnë një xhiro. Kjo kamer e fshehtë është realizuar nga emisioni “Thumbon”.
