Categories Lajme

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”, Hektor Sejko! PDIU: Humbëm një patriot të madh

Në moshën 75-vjeçare eshtë ndarë nga jeta kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë.

Deklaratë e PDIU dhe Shoqatës Partiotike “Çamëria” Lamtumirë Hektor Sejko! Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër. Ai rridhte nga një familje patriotike dhe atdhetare e zonës së Filatit të Çamërisë. Gjyshi i tij, Mehmet Sejko, ishte njëri nga pinjollët e familjes së Sejkove të Filatit dhe themelues i Klubit “Vëllazërija”. Ndërsa babai i tij, Taho Sejko ishte vëllai i gjeneralit të njohur, ish-admiralit të flotës detare shqiptare, Teme Sejkos. Ai vdiq nga torturat çnjërëzore në hetuesi duke shënuar pikënisjen e një prej sulmet më të egra të regjimit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Hektori kreu studimet në Akademinë e Rendit Publik dhe shërbeu oficer në Gardën e Republikës, për të dalë në pension me gradën Major. Gjatë gjithë jetës tij, sidomos pas viteve 1990, ai nuk reshti asnjëherë së kërkuari të vërtetën mbi persekutimin e familjarëve të tij, të vërtetë të cilën e botoi me Shoqatën Patriotike “Çamëria” nën titullin “Kongresi Antifashist Çam”.

Familja e madhe e PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria” i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sejko dhe të gjithë komunitetit çam për këtë humbje. Hektori do të kujtohet gjithmonë për fisnikërinë, ndershmërinë e përkushtimin për kauzën e shtrenjtë Çame. Zoti të mëshiroftë! Lamtumirë Hektor!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME