Categories Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-bosi i ‘Gjallicës’, Fitim Gërxhalliu

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeccare Fitim Gërxhalliu, i cili njihet si kreu i firmës piramindale “Gjallica”. Mësohet se ai është përcjellë sot në varrezat e Sharrës. Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, që u ndërtua ashtu sikurse dhe disa të tjera në vitet 90.

Nga kjo skemë u shkaktua një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona. Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.

Pronarja e shoqërisë tregtare “Gjallica”, e cila themelua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991, ishte Shemsie Kadria. Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria.

Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997-ës Gani Kadria u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arresti ndërkombëtar. Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, për Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e ul në 11 vjet burg. Ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg. Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij./dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME