Categories Lajme

“Të gjithë kanë dashur votat e PDIU”, Idrizi e konfirmon: Për herë të parë kemi marrëveshje me Bashën për Çështjen Çame

Kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi ishte i ftuar këtë të premte në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus prej ku deklaroi për herë të parë se kishte një marrëveshje të firmosur me liderin e opozitës, z.Basha për çështjen çame.

I vetmi dokument, në 10 vite si kreu i PDIU-së, shton Idrizi, duke përmendur se diçka të tillë nuk e kreu as ish-kryeministri Berisha, as kryeministri Rama.

“Sigurisht që duke mos pas më Edi Rama, barrën e PDIU-së dhe duke i blerë dhe 3 deputetët që ngelën, padyshim që çështja çame nuk do ekzistonte më dhe më shumë se sa kaq. Kjo na detyroi, duke kuptuar që koalicionet janë të domosdoshme, që ne të bënim një koalicion me Partinë Demokratike. Edhe aty çdo gjë fillon dhe mbaron me çështjen çame. Me një ndryshim. Me një ndryshim formal, jo të vogël për mua. Ky është i vetmi dokument i cili në 10 vjet si kryetar i PDIU-së (shfaq dokumentin) ka firmosur një kryetar i një partie politike me PDIU-në. As z.Berisha, për dy vjet që ne e kemi mbështet, nuk firmosi një marrëveshje me PDIU-në. Edhe z.Rama, nuk firmosi…”, u shpreh Idrizi.

Idrizi sqaroi se sipas tij, të gjitha partitë e tjera e kanë dashur PDIU-në dhe votat e saj, por e donin pa cështjen çame.

“Të gjithë e kanë dashur PDIU-në. I kanë dashur votat e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, por nuk e kanë dashur çështjen çame, pra donin gjithmonë pa Çamërinë.Unë nuk e kuptoj dot këtë gjë, sepse jo vetëm që është një çështje e cila e ka të gjithë forcën, drejtësinë, argumentin brenda, por do ishte edhe një çështje e cila do t’i bënte mirë politikës shqiptare, çdo njeriu që ulet sidomos në institucionet e shtetit shqiptar, sepse me thënë të drejtën do të ishte një zonë tampon për të gjithë pretendimet e Greqisë, të cilat nuk mbarojnë, as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm dhe mund të vazhdojë pafund”, deklaroi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME