Coronavirusi, i kthyer në një pandemi e cila globalisht po shkakton dë.me të medha jetësh njerëzore dhe recension ekonomik, me sa duket gradualisht po dekrementohet, meritë kjo e asaj që konsiderohet “Imuniteti i Tufes” pra ky gur kilometrik cili po kalohet gradualisht dhe kuptohet vaksina eshte finalizimi e cila do të ndërpresë zinxhirin Covid. Sic e kemi përmëndur shpeshherë, të vetmet aparatura të cilët diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruse, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatoret e Reanimacionit (Respiratorët).
Në këtë periudhe pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi kjo është indikatori më i rëndësishem për të kapur në kohë progresivitetin e Covid-19-tës në mushkëritë tona.
Oksimetri Dixhital ështe një pajisje e vogël e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak. Por si funsionon kjo pajisje e vogël, e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj Covid-19 për ta trajtuar në çastin e duhur?
Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode) dhe gjithashtu kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë të cilët monitorojnë valët (driten e ketyre dy diodave).
Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sygjeruar në krahun e majtë pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës)
Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje atëherë të dy llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike. Gjaku i cili është i pasur me oksigjen përthith drite e llambes Infra-te kuqe, ndërsa gjaku i cili nuk është pasur me oksigjen përthith dritën e llambës së kuqe.
Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përfituara nga gjaku pasur me oksigjeni dhe gjaku jo i pasur me oksigjen përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak. Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%.
Nqs kemi nje rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vleren minimale 94% dhe nqs vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë atëherë duhen marrë masa. Oksimetri Dixhital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie, por njëkohësisht shkakton stres tek qytetaret, pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vlerën e tyre të oksigjenit në gjak. Shkruar nga Armand Mertenika, inxhinier bio-mjekësor
