Categories Lajme

Ndërtimi i aksit Salari – Nivicë/ Emigrantët nisin të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse

“Investimet e qeverisë për ndërtimin e aksit Salari-Nivicë u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse”.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit sot të punimeve që po kryhen në këtë aks rrugor, nga ku theksoi se falë ndërtimit të infrastrukturës dhe lidhjes me detin, kjo zonë shumë shpejt do të shpërthejë ekonomikisht nga shfrytëzimi i agroturizmit.

Kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi informoi Kryeministrin se shumë banorë të këtyre zonave të thella po rikthehen nga emigracioni dhe po investojnë në shtëpitë e tyre të vjetra duke i kthyer ato në bujtina.

“E kisha paralajmëruar që kjo zonë do të shpërthejë ekonomikisht nga shfrytëzimi i agroturizmit, duke u bazuar te shtëpitë e vjetra, natyra fantastike, tradita, trashëgimia në blegtori dhe polifonia. Dhe ja ku jemi, ka filluar ndryshimi, por jemi ende në fillime, janë ende embrione që do të shpërthejnë pak nga pak. Do të bëhet një buqetë oferta turistike e kësaj zone dhe do të hyjë në një veprim fantastik e gjithë larmia e ofertës, pasi zona të ndryshme kanë ofertë të ndryshme dhe tërë këto do të bëjnë që turisti të vijë dhe të lëvizë gjatë gjithë kohës, se të shkosh në Jon, të ngrohesh në diell, të lahesh në kaltërsinë e Jonit dhe të mund të ngjitesh lart në fresk, në një lartësi që shkon në 2170 m është tunduese. Për 30 minuta ti mund të dalësh në det”, tha Rama.

Rama vuri në dukje se investimet e qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës kanë qenë një kërkesë e kahershme e banorëve.

“Me këto investime të pritura prej kohësh, gjithë kjo zonë, e gjithë Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik, që shkon nga Gjirokastra në Vlorë e poshtë në Himarë. Dhe më në fund ëndrra e daljes në det, nga maja lart deri poshtë në Borsh, u bë realitet”, tha Rama.

Kreu i bashkisë Tepelenë, Peçi, tha se vetëm në njësinë administrative Qendër janë miratuar 6 kërkesa për agroturizëm, ndërsa janë gjithsej 30 kërkesa të paraqitura. Kjo, vijoi ai, flet qartë për impaktin e investimeve, duke bërë që emigrantët të kthehen. Kryeministri vuri në dukje se për vetëm disa vite, të gjitha këto shtëpi të braktisura do të kthehen në bujtina.

“Për vetëm disa vite, të gjitha këto shtëpi të braktisura do të kthehen në bujtina që do mikpresin njerëz me ushqimin e shtëpisë dhe do të jetë diçka krejt tjetër. Kjo do të rrisë edhe vlerën e pronës”, tha Rama.

Nga ana e tij, Peçi vuri në dukje se para se të niste ndërtimi i rrugës, mund të blije një shtëpi edhe për 2 apo 3 milionë lekë, ndërsa sot banorët as nuk e çojnë ndërmend ta shesin, pasi e kanë të qartë perspektivën.

Kryeministri vizitoi edhe shtëpinë e heroit Selam Musai, e cila në vitet ’90 degradoi si shumë gjëra të tjera, por që sot është kthyer në një shtëpi muze, në një atraksion turistik. /a.a/r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME