Categories Lajme

Ndahet nga jeta nëna e ish ministres Kumbaros: shkrimi prekës, Të rëndë ma ke lënë barrën…

Nëna e ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë kjo e fundit përmes një postimi emocionues në Facebook.

Postimi i plotë: U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik.

Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit. Një grua që dashuroi fort një libohovit dhe të dy bashkë ndërtuan familjen më të bukur në botë, me besimin te fëmijët dhe me bindjen te parimet e jetës.

Një gjyshe që nipërit e mbesa e kishin shoqe të ngushtë dhe dashuri të pazëvendësueshme. Ajo është nëna ime! Të cilën e njoha kështu si në këtë foto kur erdha në jetë.

Dhe kështu e përcolla sot drejt parajsës se vetëm atë meriton zysh Azbija, mama jonë, e bukura dhe e mençura jonë, e kthjellët si hëna e plotë, e thellë si toka e pjekur, e qetë si deti pas furtunës, elegante si mendimi për Jetën që e respektoi deri në çastin e fundit kur iku në paqe dhe krenare nga kjo botë për t’u bashkuar përgjithmonë me dashurinë e jetës së saj, tim atë. Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit… Lamtumirë Ma!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME