Categories Lajme

“U mërzita shumë dhe ndjeva turp, shqiptarët i vendosën në rresht djemtë tanë!” Grekët vijojnë indinjatën: Të vendoset ‘ligji i gjakut’

Pak ditë më parë u bë publike në media një video, ku dy të rinjë shqiptarë pjesë e ushtrisë greke i jepnin komanda kolegëve të tyre në një repart ushtarak

Video-ja bëri jehonë dhe u diskutua gjërësisht dhe në Greqi, ku u shpreh zemërimi i madh për vendosjen në rresht të ushtarëve grek nga dy të rinj shqiptarë.

Në lidhje me këtë çështje Shtabi i Përgjithshëm ka nisur hetimet dhe pritet që të merren masat për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro).

Apostolos Kritikopulos ka theksur se gradat në ushtri nuk mund t’i jepen kujdo për shkak të të dhënave konfidenciale që mund të qarkullojnë mes ushtarakëve të lartë, të cilët sipas tij duhet të zgjidhen në bazë të ligjit të gjakut.

“Unë pashë një video disa ditë më parë, e cila më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm.

Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj.

Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për sa i përket vërtetësisë së tij (mund të mos jetë ndonjë lloj provokimi), por mësova me zhgënjim se tani është e lehtë të kesh një rol.

Unë kam shërbyer si rreshter rezervë në vitin 1998, unë jam i vetëdijshëm për qasjen e një nënoficeri në informacione tepër të ndjeshme dhe konfidenciale, si dhe për të drejtat që burojnë nga roli i tij hierarkik i komandimit të ushtarëve.

Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre.

Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës“” thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME