Categories Lajme

Ndalohet 46 vjeçarja në Rinas, me mbi 18 mijë euro në çantë

Një grua është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me vete një shumë prej 18.500 euro. “Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit”– njofton policia. Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Njoftimi i plotë: Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro. Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit. Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas. Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME