Categories Lajme

Preken me Covid 19 dy gjykatës, mbyllen dy prej institucioneve më të rëndësishme

Covid 19 ka mbërritur dhe në dyert e gjykatave. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dy gjyqtarë në Kavajë dhe në Durrës, çka ka bërë që këto institucione të mbyllin dyert e tyre për dy javë. Rastet janë zbuluar në Gjykatën e Shkallës së parë në Kavajë, dhe në atë të apelit të Durrësit, të cilat gjenden pranë njëra tjetrës. Në të dyja godinat ka nisur procesi i dezinfektimit, dhe punonjësit janë këshilluar që të qendrojnë në banesë, derisa të bëhet kryerja e tamponit për një pjesë të tyre.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit të Durrësit, është transferuar në Kavajë, pasi godina e gjykatës në Durrës pësoi dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 74 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një 45 vjeçare nga qyteti i Beratit dhe për një 82-vjeçar nga Kruja, të cilët prej disa ditësh kanë qenë të shtruar në spitalin Infektiv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME