Categories Lajme

Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Kukësit, do të rinisin në shkurt

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë. Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe “Helvetas” nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe sipas drejtorit të aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit. Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve të tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, në aeroportin e Kukësit punohet cdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi sipas drejtuesve ka punë të tjera që kane të bëjnë me mirëmbajtjen në aeroport. Drejtori thotë se aeroporti i Kukësit është certifikuar që ditën e parë dhe s’ka vend për spekulime rreth procesit apo operacioneve të fluturimit, duke nënvizuar se është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare. Aeroporti i Kukësit nisi operacionet e fluturimeve në datën 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, “Helvetas” të Zvicrës dhe “Air Albania” të Shqipërisë me destinacionet Zyrih dhe Stamboll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME