Categories Lajme

Plehrat nuk pastrohen prej 10 ditësh, mbushen koshat

Në kosha nuk ka më vend dhe plehrat po zaptojnë trotuaret dhe rrugët. Prej 10 ditësh qyteti i Elbasanit vijon të pushtohet nga mbetjet. Situata është kaotike sidomos në qendër të qytetit, ku nuk ka kosha në zonën muzeale dhe disa lagje të tjera. “Ka jashtëzakonisht probleme. Por si do zgjidhet”. Për banorët është shume shqetësuese, duhet të hiqen plehrat. “Të shohësh kazanët vlojnë qentë si në karadak. Do vesh duart në kokë. Janë 10 kazanë Babiloni”.Gjatë këtyre ditëve në pastrimin e qytetit bashkia ka angazhuar punonjësit e saj, por kapaciteti është i pamjaftueshëm.

Problemi me mbledhjen e mbeturinave në Elbasan u krijua pas përfundimit të kontratës së kompanisë së pastrimit “Viktoria Invest”. Bashkia Elbasan nuk ia ka rinovuar marrëveshjen por ka hapur garën për firma të tjera. Figuron që ky subjekt është penalizuar të marrë shërbime publike. Kjo sepse firma që pastronte mbetjet e Elbasanit është përjashtuar nga procedura tenderuese pranë App. Ky shërbim ofrohej nga kompania e dikurshme e cila përmes disa punonjësve i tërheq mbetjet në çdo familje. Kompania e pastrimit “Viktoria Invest” kishte të punësuar 300 persona të cilët aktualisht kanë mbetur të papunë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME