Categories Lajme, Turizëm

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të sjellë 4-fishim të investimeve në hoteleri turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se, “në momentin që do të ndodhë gërmimi i parë i aeroportit të Vlorës do kemi një 3-4 fishim të investimeve në hoteleri në atë zonë”.

Në një intervistë televizive Klosi tha se, “flasim për një sektor që është kthyer në shtyllë të ekonomisë dhe sa mirë është bërë kjo në një kombinim të shtetit dhe privatit. Operatorët i menaxhon privati dhe hotelet i ka bërë privati. Ne kthyem TVSH e hotelerisë në 6%. Kjo solli investime të drejtpërdrejta në hoteleri. Ka investime që nga Alpet, Valbonë, Lezhë, Durrës, Himarë, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Tiranë. Dhe si ndodhi kjo? A ndodhi kjo nga politikat fiskale të qeverisë? Nga statusi special i investitorëve në turizëm? Këto janë politikat e shtetit”, tha Klosi.

Sa i përket aeroportit të Vlorës, Klosi tha se, nëse s’do kishte ndodhur pandemia, nga një vit përpara kur ka filluar tenderi, do ishte sot fillimi i punimeve. “Procesi do të vazhdojë, tenderi do të vazhdojë dhe besoj brenda këtij sezoni turistik do kemi fillimin e procedurave për të filluar investimin. Në momentin që do të ndodhë gërmimi i parë i aeroportit të Vlorës do kemi një 3-4 fishim të investimeve në hoteleri në atë zonë”, u shpreh ministri.

Për tunelin e Llogorasë, Klosi tha se, “Ministrja Balluku deklaroi që projekti dhe investimi për tunelin është siguruar dhe do të nisë shumë shpejt. Nuk di data, por janë të siguruara burimet financiare të projektit dhe investimit”. “Nga Llogoraja në Sarandë ka investime të shumta. Nuk ka një zonë që nuk studiohet për të pasur hotele. Prandaj kemi marrë vendim që do ketë 65% hoteleri dhe 35% real-estate. Ka investime që po bëhen sot. Turizmi është një sektor që sjell shumë para në ekonomi. 35% e eksporteve shqiptare janë në turizëm”, u shpreh Klosi.

“U vendos që të gjithë ata që janë të punësuar në hoteleri në 10 mars do marrin pagën e luftës. Kërkesat për kredi që kanë ardhur nga operatorët turistikë janë diskutuar të gjitha. Kemi dhënë 139 mijë paga lufte deri para disa kohësh. Nuk e di sa ka vajtur tani. Sepse ka rol dhe informaliteti”, vuri në dukje ai.

Për kreditë, Klosi tha se, “i vetmi sektor që mori likuiditet ishte turizmi me 150 milionë euro. Është një kredi 60% e mbuluar nga shteti. Po diskutohet të ketë dhe një kredi tjetër për t’iu shtuar kësaj kredie. Ne nuk kemi lënë asnjë shqetësim pa targetuar.  E vërteta e turizimit shqiptar është se 1/3 e hoteleve kanë qenë të mbyllura fare, 750 janë biznes i vogël e kanë marrë mbështetje si biznes i vogël”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME