Categories Lajme

Ndodh në Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

39 tonë ëmbëlsira tradicionale dhe lëndë të para që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar në Itali tri ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin certifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.

Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike, të pushtuara nga parazitët. Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro.

Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin. Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME