Categories Sport

Ndodh për herë të parë! Mbretëresha Elizabeth kërkesë të veçantë Ronaldos

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo, firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Pas këtij lajmi që gëzoi gjithë fansat, Ronaldo ju drejtua me një letër tifozëve të Manchester United.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të jashtëzakonshme dhe udhëtimi që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madhërishëm dhe të mahnitshëm.

Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia në këtë pikë, duke parë që kthimi im në “Old Trafford” njoftohet në të gjithë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas të gjitha kohërave që kam luajtur kundër Man. United përsëri, dhe madje edhe si rival, pasi kam ndjerë gjithmonë kaq shumë dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është 100% ajo që kam ëndërruar”, shkroi mes të tjerave Ronaldo.

Ronaldo ka fituar simpatinë e të gjithëve me këtë lëvizje, madje edhe të një personi mjaft të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat angleze kanë mësuar se Mbretëresha Elizabeth i ka kërkuar Manchester United të rezervojë fanellën e parë të nënshkruar nga Ronaldo. Futbollisti ështtë personi i parë në histori që Mbretëresha Elizabet i kërkon një autograf!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME