Categories Politike

“Ndryshimi është jetik”, Gjosha: Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi

Ish-ministrja Klajda Gjosha ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me Forumin Ekonomik Botëror.

“Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi. Nga 82 vende që u analizuan, vendi ynë u rendit i 81-ti!” shkruan Gjosha në të gjitha fushat duket se Shqipëria nuk kalon dot as nivelin bazë të standardeve,“shkruan Gjosha.

Postimi i plotë:

Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi. Nga 82 vende që u analizuan, vendi ynë u rendit i 81-ti!

Mjafton një konstatim i tillë për të kuptuar pse largohen qytetarët shqiptarë, në numra alarmantë, për një vend që nuk është në status lufte! Pamundësia për t’iu përshtatur tregut të punës, mungesa e konkurrencës dhe meritokracisë, mbyllja e dyerve për cdo mundësi për të fituar jetesën, nepotizmi dhe rreziku në cdo moment për ta humbur vendin e punës janë ato që vrasin cdo ditë shpresën.

Raporti merr në shqyrtim arsimin, shëndetësinë, nivelin e përdorimit të teknologjisë dhe tregun e punës. Në të gjitha fushat duket se Shqipëria nuk kalon dot as nivelin bazë të standarteve.

Ne kemi nevojë emergjente për një strategji kombëtare ekonomike, kemi nevojë të ndajmë prioritetet kombëtare nga politika e ditës dhe kemi nevojë të kthehemi në vendin të mundësive dhe shanseve për të gjithë.
Ndryshimi është i jetik dhe duhet të ndodhë tani!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME