Categories Lajme

Në 3 javë, 5 mijë gjoba për parkime të gabuara

Për rreth 3 muaj drejtuesit e automjeteve janë toleruar duke mos u gjobitur në rast të parkimeve të ndaluara apo edhe shkeljeve të tjera. Pas lehtësimit të masave kufizuese, Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore kanë nisur patrullimet dhe në 3 javë në kryeqytet janë vendosur 5 mijë masa administrative.

Gjobat janë vendosur kryesisht për parkime në vende të gabuara apo edhe parkim dysh, duke shkaktuar trafik në qarkullimin e automjeteve.

Në disa akse kryesore të Tiranës janë konstatuar shkelje nga ana e drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë parkuar në korsitë e biçikletave apo në zona të tjera të dedikuara.

Tashmë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe duhet ti rikthehen zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sa i takon akseve më problematike janë ato në zonën e ish-bllokut, në “Myslim Shyri” apo rrugë të tjera më qarkullim të lartë makinash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME