Në rrjetin social Facebook është organizuar një protestë sarkastike kundër ndarjes së Robert Berishës me Nora Istrefin.
“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme tjera”, thuhet në eventin e organizuar që pritet të mbahet me datën 31 gusht në roën 16:00.
Ky event që ka si për qëllim përdorimin e sarkazmës për mbulimin mediatik dhe interesimin e madh të njerëazve për këtë ngjarje, ka marrë shumë përgjigje nga përdoruesit e rrjetit.
Në momentin kur po flasim gati 5 mijë persona kanë konfrimuar interesimin për pjesëmarrje në këtë protestë.
“Enough is Enough. U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.
Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”, shkruhet në faqen e kësaj proteste.
Linkun për konfirmim në protestë e gjeni këtu:
https://www.facebook.com/events/904387783254642/?event_time_id=904387789921308
/Gazeta Express/
