Categories Lajme

Në Itali paguhet prerja e sanduiçit/ Bëhet virale fatura e pushuesit të inatosur

Një turist u ankua në Tripadvisor për faturën e një restoranti luksoz në rajonin e Liqenit të Como-s në Itali, ku i ishte faturuar dhe një tarifë shtesë për prerjen e sanduiçit në gjysmë.

Ai thotë se porositi një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit. Por pasi konsumoi ushqimin të cilin e ndau me një mikë të tij në faturë konstatoi pagesë ekstra prej 2 eurosh.

Kjo vetëm për ndarjen e sanduiçit, që kushtonte 7.5 euro.  “Kërkesat shtesë kanë kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për La Repubblica, ndërsa shtoi se për servirjen e ushqimit u përdorën dy pjata dhe kjo rriti punën tek stafi pasi më pas duhet të laheshin.

“Nuk ishte një sanduiç i thjeshtë i thekur, kishte edhe patate të skuqura brenda. Na u desh kohë për ta ndarë në dysh”, tha pronarja, ndërsa vuri në dukje se klienti nuk u ankua për pagesën shtesë pasi nëse do ta bënte ajo do ta hiqte nga fatura.TOPCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME