Categories Lajme

Sarandë/ Goditet 1 rast tjetër i shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, Arrestohet 1 shtetas

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 18”, goditet 1 rast tjetër i shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokainë , e ndarë në doza të gatshme për shitje, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë.

Arrestohet 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa i shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 18”, si rezultat i të cilit u konstatua dhe u godit 1 tjetër rast në këtë fushë.

Për këto rast, u kap në flagrancë teksa shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestua shtetasit:

-B. Sh., 51 vjeç , banues në Ksamil, Sarandë.

Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME