Categories Bota, Lajme

Në këtë vend, bie borë deri në 5 metra

Europa javëve të fundit është ‘pushtuar’ nga reshjet e mëdha të borës, të cilat po vazhdojnë ende në disa vende.

Vendet më të prekura nga bora e ngricat janë Gjermania, Zvicra e Austria, derisa në këtë të  fundit po thuhet se ka rënë borë deri në 5 metra.

Të trija këto janë prekur nga stuhitë e borës dhe ortekët të cilat deri tani u kanë marrë jetën 26 personave, kurse sot meterologët kanë paralajmëruar për reshje dhe erëra deri në 160 kilometra në orë.

Në provincën e Salzburgut, tani 17.000 njerëz janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe të shërbimeve të tjera po punojnë me fuqinë dhe kapacitetin, transmeton KosovaPress.

Rreziqet e ortekëve gjithashtu e bëjnë trafikun hekurudhor të vështirë dhe disa linja janë të mbyllura.

Kujtojmë se përveç Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës, gjendje më e mirë nuk është as në Greqi.

Atje, për herë të parë pas disa viteve janë shënuar  temperatura të ulëta rekord, deri në -27 gradë Celsius

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME