Categories Lajme

Në përfundim të mandatit të tretë Vlora do ketë 24 orë ujë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në përfundim të mandatit të tretë Vlora do të ketë 24 orë ujë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë, Rama u shpreh se, pakënaqësitë e qytetarëve po adresohen, duke përmendur çështjen e furnizimit me ujë 24 orë që është vënë në rrugën e zgjidhjes.

“E para, Vlora nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në historinë e vet. Ju e dini shumë mirë, unë kam qenë i vogël që vinim në Skelë me pushime dhe mbaj mend që e kishim me ditë, një ditë shkoja unë, një ditë, një nga djemtë e dajës, një ditë djali tjetër, që rrinim te çezma e lagjes, prit që të mbushje ujin për drekë se s’kishte ujë.

Ama sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara, sipas blloqeve ku është investuar apo po investohet dhe blloku i fundit i financimit është siguruar 30 e ca milionë euro nga fondi i Bankës Gjermane për Zhvillim dhe faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si ato të tramvajit që do bënte Luli në Tiranë, por flasim për planin e veprimeve. Dhe brenda një periudhe disavjeçare, dy vjet, tre vjet Vlora do ta ketë këtë gjë”, tha Rama.

Pra, theksoi Rama, “në përfundim të mandatit të tretë Vlora do të ketë 24 orë ujë. Është fakt”.

“Po ta marrim sot për sot hajde të shprehim pakënaqësinë. Por kur shohim që kjo pakënaqësi është në raport me çfarë, është në raport me faktin që s’ka asgjë në horizont apo është në raport me faktin që kjo po adresohet. Atëherë këtu ndryshon vendimmarrja. Se ujë këtu s’ka pas kurrë. Ama sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, është pas 3-4 vjetësh”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME