Categories Sport

Në Turqi e vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja më e rëndësishme

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, para mediave kanë dalë dy futbollistë nga skuadra turke. Mbrojtësi i Lilës, Zeki Çelik dhe ai i Juventusit, Merih Demiral kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Shqipërinë, duke pranuar se është një ndeshje mjaft e vështirë dhe e rëndësishme.

Çelik: “Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne dhe për Shqipërinë. Ne duam të fitojmë duke qenë se do të mbyllnim garën në finalen me Francën dhe shpresojmë të shkojmë më tej. Duhet të kalojmë Shqipërinë dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Fitorja me Francën? Askush nuk e ka pritur dhe kur shkova në skuadër të gjithë më uruar. Tani më kanë thënë se do të na mundin, por u kam thënë se do të fitojmë sërish ne. U kam uruar humbjen. Duam të fitojmë kundër Shqipërisë dhe të jemi të koncentruar. Shqipëria e sheh këtë ndeshje si finale pasi fituan edhe kundër Islandës ndërsa ne duam të fitojmë për të qenë të motivuar për Francën”, tha Çelik.

Ndërkohë, Demiral u shpreh se edhe Ronaldo e kishte përgëzuar për fitoret që Turqia ka fituar në këto kualifikuese. “Nëse fitojmë ndeshjen me Shqipërinë, do të bëhemi një grup shumë ambicioz. Këto dy ndeshje janë shumë kritike. Fillimisht, duam të fitojmë ndeshjen me Shqipërinë dhemb pas të bëjmë paraqitje të mira kundër Francës.

Matuidi është shumë i impresionuar nga atmosfera. Kam folur me të dhe e kishim ndeshjen e fundit në Konia. Atmosfera ishte shumë impresionuese dhe shpresoj të reflektohet edhe në ndeshjet e tjera. Kur fituam 2 ndeshje, Ronaldo më përgëzoi dhe më tha se na ndjek. Ai i pëlqen turqit pasi jemi të mirë dhe modestë”, u shpreh mes të tjerash Demiral.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME