Categories Politike

Negociatat, një lajm i madh pritet në pranverë, ja çfarë do të ndodhë

Çështja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vijon të jetë ccështje prioritare për disa vende të BE-së. Ditën e sotme, ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg, ka thënë se vendet e BE janë të gatshëm për të reflektuar për reformimin e unionit, por kjo sipas tij nuk duhet të vonojë fillimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Schallenberg, ka thënë se shpresa e shumë liderëve europianë është që BE në mars ose prill të 2020, të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam të sigurohemi që vitin tjetër në mars ose prill, të ketë një dritë jeshile nga krerët e BE për Tiranën dhe Shkupin’’, shpjegoi Schallenberg duke shpresuar se Brukseli do të zhvillojë një metodë të re për ecjen përpara të reformave në këto vende.

“Procesi i zgjerimit është mjeti më i mirë që ne kemi për integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe duke hequr dorë vullnetarisht do të ishte e paarsyeshme”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME