Categories Politike

Negociatat për Shqipërinë, reagon ambasada holandeze në Tiranë

Për çështjen e negociatave me BE-në, ka reaguar edhe ambasada holandeze në vendin tonë.

Ambasada radhit arritjet e vendeve aspirante si dhe tregon sfidat e vështira që ato kanë përballë në rrugën e integrimit, ku kritikat më të forta adresohen ndaj Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në datën 15 Tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutoje në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendosë në mënyrë unanime.

– Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.

– Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

– Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta.

– Këshilli ka parashtruar një sere kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes se negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një ditë më parë ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok deklaroi se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

Në këtë mënyrë është rikonfirmuar edhe njëherë mbajtja në fuqi e mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME