Categories Bota, Lajme

Nën hetim për korrupsion, nuk do e besoni ku po “fshihet” ish-mbreti i Spanjës (FOTO)

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili u largua nga vendi në një kohë që po hetohet për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi. Lajmi konfirmohet nga gazeta konservatore spanjolle ABC, e cila hedh poshtë raportimet e mëparshme se 82-vjeçari kishte udhëtuar drejt Republikës Domenikane apo Portugalisë, duke shtuar se ish monarku strehohet në një nga hotelet më luksozë në botë. Oborri mbretëror nuk e konfirmon vendndodhjen e Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në vitin 2014. Ish-mbreti u largua nga Spanja me një jet privat i shoqëruar nga katër truproja dhe një bashkëpunëtor.

Me të mbërritur në aeroportin Al Bateen të Abu Dhabi, që përdoret vetëm për udhëtime private, mbreti dhe enturazhi i tij u transferuan me hotel në hotelin “Emirates Palace”, një ndër më të kushtueshmit në botë, në pronësi të qeverisë së Emirateve. Që nga mbërritja Juan Carlos nuk ka dalë nga hoteli për shkak të të nxehtit. Abu Dhabi nuk është destinacioni përfundimtar i ish mbretit, i cili po pret të përfundojë stina e uraganeve për të udhëtuar në Republikën Domenikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME